HomeLajmeRrezikohen që t’u prishen shtëpitë, banorët e Laprakës bllokojnë rrugën: E bëjmë...

Rrezikohen që t’u prishen shtëpitë, banorët e Laprakës bllokojnë rrugën: E bëjmë nga halli, u kërkojmë falje shoferëve!

Banorët e Laprakës kanë dalë sërish në protestë mbrëmjen e sotme për të kërkuar dëmshpërblim me çmim tregu për shtëpitë e tyre që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe.

Ata në shenjë proteste bllokuan rrugën për rreth 1 orë nga të dyja krahët e saj, ndërsa janë të vendosur t’i shkojnë qëndrimit të tyre deri në fund në mënyrë që shtëpitë të mos shemben pasi një pjesë e mirë e tyre i kanë të legalizuara e të tjerë kanë aplikuar për leje para shumë vitesh pa marrë asnjë përgjigje zyrtare.

“Drejtuesve të mjeteve ju kërkojmë shumë falje sepse ata kanë hallet e tyre, por edhe ne s’kemi çfarë të bëjmë kur të na vijë fadroma që të na prishë shtëpitë.”-tha një protestues.

“Jemi shumë të shqetësuar. Nuk ka asnjë reagim nga institucionet, kemi bërë shkresë, por na kanë lënë në pikë të hallit.”-u shpreh një banore e zonës.

Nga ana tjetër, qytetarët të cilët janë bllokuar prej më shumë se një ore në trafik shfaqen të indinjuar për këtë veprim të banorëve të zonës.

“Na shqetëson si nuk na shqetëson kjo protestë. Kemi 1 orë duke ndenjur në trafik këtu me kalamajtë, kjo nuk është normale.

Ata kanë të drejtën të protestojnë, por jo në këtë mënyrë sepse populli duhet të qarkullojë.”-u shpreh një shofer që ka ngelur i bllokuar në trafik për Faxweb.al

Must Read

spot_img