HomeLajmeRritja e çmimeve, protestë para Kryeministrisë me bukë në duar, Binaj: Ngrini...

Rritja e çmimeve, protestë para Kryeministrisë me bukë në duar, Binaj: Ngrini zërin

Një grup qytetarësh kanë protestuar para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve.

Protesta është organizuar nga qytetarët dhe shoqëria civile për rritjen e çmimit të bukës, por edhe të ushqimeve të shportës e karburanteve.

I pranishëm është edhe aktori i njohur Florjan Binaj, i cili u bën thirrje qytetarëve që të ngrenë zërin.

“Shumë nuk kanë mundësi të rrisin një fëmijë. Bravo ju që kemi ardhur, edhe më shumë duhet të jemi“, tha Bianj.

Teksa theksoi se në këtë bulevard duhet të ishin më shumë qytetarë, Binaj ironizoi Ramën.

Jemi të gjithë këtu për atë pabarazi. Kur është qeveria këtu? Jemi për të gjithë ata qytetarë që nuk kanë mundësi që të rrisin fëmijët. Bravo të gjithëve që jeni këtu. Dhe më shumë duhet të jemi. Nuk hamë të gjithë te Nusreti”, tha Binaj, ndërkohë që në dorë mbante një pankartë me mbishkrimin ‘Nusr-Edi jetesa’, shoqëruar me një fotomontazh ku shihej kryeministri Rama, të cilin e himiton shpesh herë në rolet e tij.

Krahas pankartave me thirrjet “Shqipëria është e shqiptarëve”, “ Poshtë diktatura” qytetarët kanë zgjedhur të protestojnë edhe me bukë në duar kundër rritjes së çmimit të saj. Qytetarët u shprehen se rritja e çmimeve e bën më të përballueshme jetën e tyre.

Ne po na  çajnë, Covid në një anë, mjekësia në një anë tjetër, buka në një anë, varrezat në anën tjetër. Kur do çohemi ne. Ishalla do të ngrihet populli se boll më ka duruar, kur do ngrihet ky popull kur flemë gjumë. Cfarë do bëjë ky popull, i bëj thirrje të rrëzojnë këtë diktaturë e të fitojë liria.”, tha një i moshuar në protestë.

Rritja në javët e fundit e çmimit të bukës e produkteve ushqimore dhe paralajmërimi për një krizë të energjisë elektrike, shoqëruar me rritjen e çmimit të saj, ka bërë bashkë në protestë qytetarë, aktivistë, aktorë etj. Ekspertët kanë bërë të ditur se rritja e çmimit të grurit, karburanteve dhe nëse ndodh edhe ajo e energjisë elektrike, do të ndikojnë në rritjen e çmimit të të gjitha produkteve që konsumojnë qytetarët.

Must Read

spot_img