Lajme

Rusët dhe ukrainasit janë takuar në Emiratet e Bashkuara për të diskutuar për shkëmbimin e të burgosurve dhe amoniakun

Advertisements

Përfaqësuesit nga Rusia dhe Ukraina janë takuar në Emiratet e Bashkuara Arabe javën e kaluar për të diskutuar mundësinë e një shkëmbimi të të burgosurve të luftës.

Kjo do të lidhej me një rifillim të eksporteve ruse të amoniakut, të cilat shkojnë në Azi dhe Afrikë, nëpërmjet një tubacioni ukrainas.

Kështu shkruan agjencia e lajmeve “Reuters”, e cila shprehet se ka biseduar me tre burime që kanë njohuri për takimin.

Burimet thanë se, bisedimet po ndërmjetësoheshin nga shteti arab i Gjirit dhe nuk përfshinin Kombet e Bashkuara.

Kjo, pavarësisht rolit qendror të OKB-së në negocimin e iniciativës së vazhdueshme për eksportimin e produkteve bujqësore nga tre porte ukrainase të Detit të Zi.

Përfaqësuesit rusë dhe ukrainas udhëtuan në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe Abu Dhabi më 17 nëntor, ku diskutuan lejimin e Rusisë për rifillimin e eksporteve të amoniakut në këmbim të shkëmbimit të të burgosurve.

Ambasadori ukrainas në Turqi, Vasyl Bodnar, i tha “Reuters” se “lirimi i të burgosurve tanë të luftës është pjesë e negociatave për hapjen e eksporteve ruse të amoniakut”.

Putin tha të mërkurën se zyrtarët rusë do të punojnë për të zhbllokuar plehrat ruse të bllokuara në portet evropiane dhe për të rifilluar eksportet e amoniakut.

Eksporti i amoniakut nuk ishte pjesë e rinovimit të marrëveshjes së korridorit të drithërave të mbështetur nga OKB që rivendosi transportin tregtar nga Ukraina.

Javën e kaluar, Rebeca Grynspan, Sekretarja e Përgjithshme e agjencisë së OKB-së, e cila drejton negociatat për plehrat, tha se ishte optimiste se Rusia dhe Ukraina mund të bien dakord për kushtet për eksportin e amoniakut rus nëpërmjet tubacionit, pa dhënë detaje.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka vendosur publikisht disa kushte përpara se të lejojë Rusinë të rifillojë eksportet e saj të amoniakut nëpërmjet tubacionit, duke përfshirë një shkëmbim të të burgosurve dhe rihapjen e portit Mykolaiv në Detin e Zi.

Advertisements

/Albanianpost.com

Advertisements

Related Articles

Back to top button