Lajme

Rusët hodhën lëndë kimike mbi ushtarët shqiptarë, si ndodhi sulmi në uzinën e armëve në Gramsh! Dëshmitarët: Prej dy ditësh vinin vërdallë dhe…

Advertisements

Dy rusë dhe një ukrainas kanë tentuar ditën e djeshme të futen në uzinën ushtarake të Gramshit, ku dy ushtarë shqiptarë mbetën të lënduar.

ushtare shqiptare ruset sulmojne uzinen ne gramsh

Shtetasit e huaj të cilët janë prezantuar si turistë, kanë hyrë në uzinën e Gramshit dhe ushtarakët që kanë qenë në ruajtje të kësaj qendre strategjike kanë dalë për t’i ndaluar.

Në atë moment shtetasit rusë i kanë hedhur mjete djegëse dhe lëndë kimike duke i dëmtuar.

Dëshmitarët okularë thanë se personi që u ndalua kishte pasaportë ruse. Sipas dëshmitarëve dhe banorëve pranë zonës ata kishin dy dite që vinin vërdallë rrethimit të uzinës dhe mbanin harta dhe aparate fotografike me vete.

Por, dje pasdite të dy këta shtetas me aparate fotografike kishin hyrë nga muret e uzinës pa urdhër duke bërë foto. Ushtarakët që ruajnë perimetrin e uzinës i kishin parë këta dy persona dhe u kanë shkuar për t’u bërë ndalesën dhe shoqërimin e tyre.

Advertisements

Ndërkohë, ata u janë kundërpërgjigjur duke i sulmuar duke me lëndë kimike në fytyrë dhe trup. Personat e dëmtuar kanë qenë të shtruar në spitalin e Gramshit dhe më pas janë dërguar në Tiranë për një mjekim më të specializuar.

Advertisements

Related Articles

Back to top button