Sali Berisha akuzon Olta Xhaçkën: Ke blerë bar restorant 80 mijë euro por e regjistrove 17 mijë. Si do e justifikosh pasurinë e shtuar në zonën elektorale

0
480

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë ditën e sotme mesazhin e një qytetari i cili denoncon Ministren e Jashtme, Olta Xhaçka se ka blerë një bar restorant me vlerë 80 mijë euro por e ka regjistruar vetëm 17 mijë euro.

Në mesazhin e qytetarit thuhet se mandati i tretë i Rilindjes e ka bërë Olta Xhaçkën me një pronë të re në Leskovik.

Ndërkohë qytetari ngre pyetjen si do ja bëjë Ministrja të justifikojë pasuritë e shtuara në zonën e saj elektorale.

Postimi i Berishës:

Ndrikull Xhaçka inauguron mandatin me nje prone te re!! Oh sa mire! Mandat dhe prone!

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb

Doktor Berisha te pershendes

Mandati i trete i rilindjes e beri ministren e Jashtme Olta Xhaçka edhe me nje prone te re në qytetin e Leskovikut.

Familja e ministres menjehere pas zgjedhjeve shtua me nje bar hotel restorant qe burri i saj Artan Gaçe flitet se e ka blere per 80mije euro por në kontrate noteriale e ka regjistruar per 17 mije.

Dhe per te mos humbur asnje dite kohe i eshte futur rikonstruksionit ne themel te saj me kushedi sa qindra mije euro te tjera. Bizneset ketu jane tmerruar dhe nuk flasin sepse i tremben arogances dhe hapjes si vaji ne uthull te ministres se jashtme te ministres, qe nuk dihet me cfare te ardhurash do ta justifikoje kete pasuri te shtuar ne zonen e saj elektorale.

Kjo babezi pa fre e familjes se ministres nuk u le asgje per te shpresuar leskoviqareve dhe kolonjareve qe cdo dite po e braktisin vendin e tyre.

Me besim se ky denoncim do behet publik vetem nepermjet jush, dhe per te shmangur cdo hakmarje te mundshme do ju lutesha të mbetesha anonim

Po ju dërgoj dhe dy foto, para dhe gjatë rikonstruksionit.