HomeLajmeSamiti në Slloveni, çfarë i numëron me gishta Rama presidentit francez

Samiti në Slloveni, çfarë i numëron me gishta Rama presidentit francez

Ka nisur sot në Slloveni samiti BE-Ballkani Perëndimor.

Kreu i qeverisë,Edi Rama ka publikuar në faqen e tij në Facebook momente nga nisja e këtij samiti që po mbahet në Brdo.

Në videon publikuar shihet kryeministri nga momenti që futet dhe takimet me liderë të ndryshëm. Gjithashtu ata kanë realizuar edhe një foto zyrtare.

Ndërsa pas fotos, Rama shihet duke folur me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Në fokus të këtij samiti është integrimi i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. /abcnews.al

Must Read

spot_img