Sarandë : Sherr mes dy vajzave minorene, ndërhyn babai dhe godet 14-vjeçaren

0
62

Një 45-vjeçar është ndaluar nga policia e Sarandës, pasi ka goditur një 14-vjeçare.

Kjo e fundit ishte përfshirë në një sherr me vajzën e autorit.

Policia njoftoi se nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u ndalua shtetasi H. R., 45 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur një shtetase të mitur 14 vjeçe.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.