“S’e nxora unë në pritë Azemin”, rrëfehet Izet Haxhia: Para vrasjes ishte me Berishën, e qëlloi Fatmir Haklaj. Jaho ishte shofer i makinës

0
78

Izet Haxhia ka dëshmuar sot për vrasjen e Azem Hajdarit në gjykatë, ku ka folur për takimet me Haklajt dhe se çfarë u diskutua në PD.

Gjatë fjalës së tij para togave të zeza, Haxhia tha se nuk e nxori ai në pritë Hajdarin, ish-deputetin e PD-së.

“Nuk e nxora unë Azem Hajdarin në pritë. Para se të vritej, Hajdari ishte në takim me Sali Berishën. Azemi u njoftua se jashtë PD ishte një mjet me tritol.

Kur e informoi këshilltari, ishte në zyrën e Berishës.

Kur doli te makina, Azemi trokiti te xhami.

Jaho Mulosmani ishte shofer i makinës, nuk qëlloi.

Ai që qëlloi ishte Fatmir Haklaj.

Kur ndodhi ngjarja, unë isha me Halil Haklajn.

Unë e Azemi kemi qenë bashkëthemelues të PD.

Jam ndjerë shumë i përdorur. Vrasja u bë për të rrëzuar Fatos Nanon.

Fatmir Haklaj më tha se nuk kishte shkuar për të vrarë Azemin.”, tha Haxhia.