Lajme

Senatorët amerikanë: Të zhgënjyer që s’u arrit marrëveshje për targat

Advertisements

Senatorja amerikane Jeanne Shaheen ka lëshuar një deklaratë së bashku me senatorët Johnson, Tillis dhe Van Hollen, në të cilën janë shprehur të zhgënjyer nga “mungesa e progresit në gjetjen e një rruge diplomatike mes qeverive të Kosovës dhe Serbisë”.

“Jemi të zhgënjyer nga mungesa e progresit në gjetjen e një rruge diplomatike ndërmjet qeverive të Kosovës dhe Serbisë për të zgjidhur çështjen e afërt të lëshimit të targave të lëshuara nga Kosova në entitetet serbe të Kosovës”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu në deklaratë thuhet se “jemi gjithnjë e më të shqetësuar për rrezikun e dhunës dhe paqëndrueshmëria në rajon, e cila vë në rrezik dekada të paqes së fituar me vështirësi”.

“Ne mbështesim përpjekjet e Bashkimit Evropian për të ndërmjetësuar një zgjidhje paqësore për këtë çështje dhe inkurajojmë kryeministrin Kurti që të shterojë të gjitha zgjidhjet diplomatike për të arritur një zgjidhje paqësore me residentin Vuçiç”.

Në deklaratën e katër senatorëve theksohet se e shprehin mirënjohjen për trupat e KFOR-it që kanë luajtur një rol kyç në ruajtjen e paqes në rajon.

Advertisements

/Albanianpost.com

Advertisements

Related Articles

Back to top button