Senatori amerkian: Shqiptarët i tregojnë edhe njëherë botës se çfarë do të thotë BESA

0
65

Kryetari i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit Amerikan, Bob Menendez ka përshëndetur vendimin e Shqipërisë për të strehuar refugjatë afganë që janë në rrezik nga talebanët, pasi këta të fundit kanë marrë tashmë në zotim të gjithë Afganistanin, duke bërë që dhe presidenti i vendit të arratiset për në Taxhikistan.

Në një postim në rrjetet sociale, senatori Menendez shprehet se populli shqiptar i tregon kështu edhe njëherë botës se çfarë do të thotë “BESA”, duke iu referuar historisë së mikpritjes që kemi pasur me hebrenjtë dikur, me iranianët apo sirianët që kanë ardhur nga vendet e luftës.

“Unë mirëpres vendimin e qeverisë shqiptare për t’u dhënë një strehë të përkohshme të sigurt atyre që ikin nga sulmet e talebanëve në Afganistan. Populli i Shqipërisë i tregon edhe njëherë botës se çfarë do të thotë “BESA”.

Ju keni respektin dhe falenderimet tona,” shkruan Menendez.