“Serbët doni ju? Mbajini ku***t!”, plas keq në Korçë në koncertin e Bregoviç. Janë ndaluar të paktën 10 persona (video)

0
58

Disa persona janë shoqëruar për shkak se hodhën gaz lotsjellës në mes të turmës së njerëzve që dëgjonin Goran Bregoviçin në Korçë.

Policia e ka pasur të lehtë të identifikojë disa prej tyre për shkak të pjesmarrjes së ulët në koncert. Një video e shpërndarë nga Albanian Post tregon dy prej të shoqëruarve që i bërtasin policëve në momentin që këta i kanë kapur.

“Serbët doni ju? Mbajini ku***t!” thonë ata, pasi një pjesë e atyre që shijonin muzikën e Bregoviçit ishin turistë serbë.

Video më poshtë: