HomeLajmeSherr me karrige kokës dhe të shtëna në mes të Tiranës, 4...

Sherr me karrige kokës dhe të shtëna në mes të Tiranës, 4 të plagosur, 2 të shoqëruar

Një sherr me karrige dhe sende të forta ka ndodhur këtë të hënë në mes të Tiranës, në afërsi të gjimnazit “Andon Zako Çajupi”.

Raportohet se janë përplasur fizikisht disa banorë të kësaj zone për arsye ende të paqarta. ABC mëson se sherri ka nisur në një lokal dhe më pas banorët kanë dalë jashtë tij duke qëlluar njëri tjetrin me karrige kokës.

Paraprakisht raportohet se janë plagosur 4 persona nga përplasja me sende të forta. Dyshohet se njëri prej të përfshirëve në konflikt ka qëlluar me armë zjarri në ajër duke rrezikuar nxënësit dhe kalimtarët, por fatmirësisht nuk është raportuar asnjë i plagosur nga të shtënat.

Është dashur ndërhyrja e policisë për të parandaluar përshkallzimin e konfliktin, ndërsa është sekuestruar dhe arma e zjarrit pistoletë  TT me të cilën është qëlluar. Në rrugën ku u zhvillua sherri ka qenë rastësisht edhe një polic, i cili është përpjekur të neutralizojë situatën.

Në komisariat janë shoqëruar 2 persona në lidhje me ngjarjen. Nga pamjet në rrugë shihet ende gjak, maska anti-COVID, një kapele dhe një pistolet tip T-T e sekuestruar.

Duke qenë se sherri ka ndodhur pranë shkollës “Andon Zako Çajupi” ka krijuar panik edhe te nxënësit të cilët kanë qënë në mësim.

I gjithë sherri me karrgie është zhvilluar në praninë e policisë, që duket se e ka pasur të pamundur që të shuajë menjëherë konfliktin masiv. Arsyet e një përplasje të tillë “Alla shqiptarçe” ende nuk janë zbardhur./be.k/Abcnews.al

Must Read

spot_img