Sherr në familjen durrsake, djali dhe e ëma rrahin nusen

0
116

Një 27-vjeçar në Durrës është arrestuar nga policia për shkak se në bashkëpunim me të ëmën ka dhunuar fizikisht dhe psokologjikisht gruan e tij.

Rasti është denoncuar në polici nga vetë vajza.

Gjithashtu është proceduar penalisht edhe e ëma e 27-vjeçarit, shtetasja Z.U. 56 vjeç. Arsyet e dhunës nuk bëhen të ditura.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë shtetasin F. U., 27 vjeç, si dhe u procedua penalisht nëna e tij, shtetasja Z. U., 56 vjeçe, pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së shtetasit F. U.