HomeLajmeShfaqen sërish vatra zjarri mbi tunelet e Kalimashit

Shfaqen sërish vatra zjarri mbi tunelet e Kalimashit

Vatra të zjarrit sërish janë shfaqur sot mbi tunelet e Kalimashit në Rrugën e Kombit që lidh Shqipërinë me Kosovën.

Në fotografi shihet tymi në malin mbi bjeshkët e Kalimashit në Kukës, ndërsa nuk dihet nëse autoritetet ju kanë përgjigjur këtyre zjarreve për t’i vënë nën kontroll.

Vetëm disa ditë më parë, ky rajon u përball me zjarr të madh, ku Shqipëria kishte kërkuar ndihmën e Kosovës e cila menjëherë ju kishte përgjigjur duke dërguar ekipe të FSK-së dhe zjarrfikësish.

Më poshtë mund të shihni fotot që janë realizuar sot, ku shihet tymi në malet mbi tunelet e Kalimashit.

Must Read

spot_img