ADS
HomeLajmeSHIFRA TË LARTA Trefishohet numri i të infektuarve në 24 orët e...

SHIFRA TË LARTA Trefishohet numri i të infektuarve në 24 orët e fundit, COVID-19 u merr jetën 7 qytetarëve, mes tyre një 41 vjeçare dhe një 43 vjeçar

Shifra të larta infektimesh janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë, pasi 617 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVUID-19, gati 3 herë më shumë se dita e djeshme.

Fatkeqësisht COVID-19 u ka marrë jetën 7 qytetarëve: 1 qytetare nga Kruja 41 vjeçe, 1 qytetar nga Durrësi 43 vjeç, 1 qytetare nga Kavaja 59 vjeçe, 1 qytetare nga Devolli, 62 vjeçe, 1 qytetar nga Lezha 79 vjeç dhe 2 qytetarë nga Elbasani të moshave 78-88 vjeç.

Njoftimi i Ministrisë:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3507 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 617 qytetarë, në këto bashki:

207 raste në Tiranë, 53 në Shkodër, 33 në Fier, 28 në Lushnje, 25 në Elbasan, 22 në Durrës, nga18 raste në Sarandë, Krujë, 17 në Vlorë, nga 14 raste në Kukës, Kamëz, Vorë, 11 në Berat, nga 10 raste në Korçë, Patos, Dibër, nga 9 raste në Kurbin, Pogradec, Kuçovë, 8 në Gjirokastër, nga 7 raste në Dimal, Gramsh, nga 6 raste në Memaliaj, Lezhë, 5 në Peqin, nga 4 raste në Librazhd, Shijak, nga 3 raste në Poliçan, Skrapar, Kolonjë, Selenicë, Mallakastër, nga 2 raste në Fushë Arrëz, Mirditë, Rrogozhinë, Divjakë, Tepelenë, Devoll, Cerrik, nga 1 rast në Këlcyrë, Përmet, Dropull, Delvinë, Roskovec, Klos, Mat, Kavajë, Tropojë, Has.

Janë 8396 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 178 pacientë, nga të cilët 34 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 shtatë qytetarë: 1 qytetare nga Kruja 41 vjeçe, 1 qytetar nga Durrësi 43 vjeç, 1 qytetare nga Kavaja 59 vjeçe, 1 qytetare nga Devolli, 62 vjeçe, 1 qytetar nga Lezha 79 vjeç dhe 2 qytetarë nga Elbasani të moshave 78-88 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 869 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 161,497 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (05 Tetor 2021)

Raste të reja ditore 617

Të shëruar në 24 orë 869

Të shtruar në spitale 178

Humbje jete në 24 orë 7

Testime ditore 3507

Testime totale 1,220,300

Raste pozitive 172,618

Raste të shëruara 161,497

Raste Aktive 8396

Humbje jete 2,725

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3713

Durrës 924

Fier 730

Shkodër 656

Vlorë 499

Elbasan 458

Lezhë 336

Berat 328

Gjirokastër 220

Kukës 189

Korçë 182

Dibër 161

Must Read