“Shkoj i blej vetë domatet, nuk dal vetëm për fushatë”, Balla thumbon Bashën, Salianji e pyet: Sa ishte çmimi i kastravecit?

0
65

Debate në seancën maratonë të Kuvendit për miratimin e buxhetit për vitin 2022.

Dhjetra amendamente janë paraqitur deri tani nga deputetët, ndërsa në qendër të diskutimeve është çështja e fermerëve.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, teksa ka marrë fjalën nuk ka kursyer ironitë ndaj kryedemokratit Basha. Balla tha se është një nga ata deputetë që e bën vetë pazarin. Por Ervin Salianji e ka ndërprerë duke e pyetur për çmimin e kastravecit.

Debati:

Balla: U shtirën për gjoja ne i kemi harruar fermerët dhe ju i doni shumë. Personalisht jam një nga deputetë që shkoj të blej vetë domatet dhe perimet e tjera, dhe te kasapi. Nuk jam si ndonjë pasardhës që shkon vetëm për fushatë.

Salianji: Sa është çmimi i kastravecit?

Balla: Do të ta them edhe sa është çmimi i kastravecit, mos ki merak.