Shoferi i furgonit që është rrëzuar në Qafë Muzinë, ishte baba i tre fëmijëve, bënte linjën Tiranë-Sarandë

0
52

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Qafë Muzinë, në rrugën Gjirokastër-Sarandë. Deri tani raportohet se 4 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa një tjetër ka mbetur e plagosur.

Bardhi Prodo është shoferi i furgonit që ka rënë në Qafën e Muzinës, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje, shkruan newsbomb.al. Prodo ishte baba i tre fëmijëve dhe punonte me transport pasagjerësh në linjën Tiranë-Sarandë.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe forca zjarrfikëse.

Shkaqet e ngjarjes së rëndë nuk dihen ende, dhe as identiteti i viktimave dhe gruas së plagosur.

Kalimtarët e rastit që janë gjendur në momentin e aksidentit, kanë ndihmuar në nxjerrjen e pasagjerëve nga mjeti.

Për shkak të aksidentit është krijuar trafik i rënduar në aksin Sarandë-Gjirokastër.