Lajme

Shoferja përfundoi me makinë mbi trotuar mbrëmjen e djeshme, katër këmbësorë të plagosur në Tiranë, mes tyre dhe një fëmijë(Foto)

Advertisements

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në afërsi te “Kodra e Diellit”, ku një makinë me drejtuese një 29-vjeçare ka aksidentuar tre këmbësorë në trotuar.

Të plagosur kanë mbetur një 60 vjeçar, një 57 vjeçare, një 27 vjeçare, si dhe një fëmijë, ndërsa burime për BalkanWeb kanë bërë me dije se ndodhen nën kujdesin e mjekëve të spitalit Ushtarak, jashtë rrezikut për jetën.

Policia bën me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.08.2022, në afërsi te “Kodra e Diellit”, shtetasja D. G., 29 vjeçe, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar këmbësorët B. H., 60 vjeç, V. H., 57 vjeçe dhe A. T., 27 vjeçe, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Advertisements

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Advertisements

Related Articles

Back to top button