HomeLajme“Shoqja kazetare…”, Braçe i kthehet Eni Vasilit: Jo të gjithë jetojnë në...

“Shoqja kazetare…”, Braçe i kthehet Eni Vasilit: Jo të gjithë jetojnë në luks si ty…

Arrestimi i Thoma Gëllçit për një tender abuziv të “RTSH Agro” ka qenë temë debati në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili.

Kjo e fundit ndër të tjera tha se nuk e dinte që ekzistonte “RTSH-Agro”, gjë që ka nxitur reagimin e ish-z.v kryeministrit Erion Braçe.

Braçe në facebook nuk kursehet fare duke e quajtur Vasilin “kazetare” e cila nuk ka idenë se çfarë bëhet në vend se nuk konsumon gjera shqiptare.

POSTIMI

Shoqja kazetare, nuk ka kush detyrim që në Tv publik te bej një kanal që ta shohësh ti; Ka njerëz qe nuk rrojnë ne gote luksi, por ne fusha, punojnë aty, prodhojnë aty! E di, janë ndryshe nga Pështyhen, po ja qe ka dhe bujq ne kete vend!

Shoqja kazetare, po te blesh çdo gjë që ha ne Conad, pra nga Italia, as e ke idenë se çfarë prodhohet këtu, në Shqipëri, ne fshat, si ushqim natyrisht!

Shoqja kazetare, a duhen paguar 250 mije leke ne vit për një kanal me kukulla ku nuk ka asnjë kukull shqiptare, por veç kukulla te bëra jashtë? Për atë kanalin e bujqësisë, paguhet 1200 leke ne vit. Azlajme/ S.H

Must Read

spot_img