“Shpërthen” Arben Malaj: Rama si Zapatero që e bëri qeverinë me gratë e shokëve! Balla një nga më grindavecët, ai tjetri i thotë vetes “TIGËR” për t’u dukur i fortë

0
378

Ish-ministri socialist Arben Malaj ka shpërthyer në akuza ndaj emrave të rinj që ka zgjedhur kryeministri Rama për të formuar kabinetin qeveritar.

Ai u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se Rama veproi si ish-kryeministri spanjol Zapatero, i cili e formoi qeverinë me gratë e shokëve dhe e futi të majtën socialiste në një krizë nga e cila nuk ka dalë ende.

Malaj u shpreh se Rama nuk mund të besohet kur thotë se do bëjë politikë të re, sepse drejtimin e grupit Parlamentar ia besoi sërish Taulant Ballës. Sipas Malajt, Balla është një nga njerëzit më grindavecë në Parlament, i cili di vetëm të shajë dhe të provokojë. Gjithashtu Malaj nuk la pa “thumbuar” as zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, për të cilin tha se i thotë vetes “tigër” për t’u dukur më i fortë.

“Rama e ka nisur dhe do ta mbarojë mandatin e tij politik si një nga politikanët më abuzues me lirinë e fjalës. Fakti që mandaton Taulant Ballën, një nga më grindavecët në parlamentin shqiptar, që nuk ka asnjë kontribut tjetër por vetëm di vetëm të shajë, di të provokojë, si mund ta besojmë që do bëjë politikë të re? Rama duhet ta ndajë pushtetin me njerëz të mençur të këtij vendi, që s’kanë nevojë të jenë pjesë e PS-së, dhe jo me njerëz që janë thjesht manekinë dhe tundin kokën për çdo gjë.

Është një përzgjedhje individuale e Ramës siç bëri Zapatero në Spanjë, që bëri qeveri me gratë e shokëve dhe e futi të majtën spanjolle në një krizë që akoma nuk ka arritur të marrë frymë.

Pas kryeministrit vjen posti i zv.kryeministrit. Kush është zv.kryeministri i Shqipërisë? E dini si thuhet në Vlorë që mbrëmë? Ahmetaj shkon në Vlorë jo për partinë, por për oligarkinë, sepse modeli i Durrësit ku pronat publike i vihen në dispozicion një investitori gjoja strategjik, pa asnjë proces konkurrues, thjesht me përzgjedhje drekash dhe darkash në restorantet e shtrenjta të Dubait, është një “state capture”, dhe Ahmetaj është përfaqësuesi i oligarkisë.

Si mund të kemi një qeveri efektive, një qeveri të pakapur, një qeveri që u shërben qytetarëve dhe jo për të zgjatur vitet në karrige të ministrave dhe të tigrave që përdorin dhe emër kafshësh për t’u dukur të fortë në opinionin publik”, tha Malaj.