Shpërthen Klodian Tomorri: Të arrestohet populli U rrëzua ashensori në Astir ku dy gra shtatëzëna rrezikojnë jetën, Inspektoriati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut, thotë që fajin e kanë banorët e pallatit…

0
82

Gazetari i njohur Klodian Tomorri, ka reaguar me anë të një postimi në Facebook, lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi pak ditë më aprë në Astir, kur një ashensor u rrëzua, e brenda ndodheshin 5 persona, mes tyre dhe një grua shtatzënë.

Sipas Tomorrit, duhet të arrestohet populli jo përgjegjësit.

Postimi:

“Te arrestohet populli

Inspektoriati Shteteror i Mbikqyrjes se Tregut, permes nje deklarate zyrtare, tha se fajin per ashensorin qe u rrezua e kishin banoret e pallatit. Pra dy gra shtatezena jane ne lufte me jeten, por fajin e ka populli. Nuk e ka as Inspektoriati, as Bashkia, as ndertuesi dhe as kompania e ashensorit.

Ky version do t’i transmetohet popullit nepermjet mediave te lira dhe te pavarura nen kujdesin e vecante te Bashkise, dmth Lalit. Populli si pasoje do bindet qe e ka fajin vete. Popull tutkun qe nuk kontrollon kavot e ashensorit. Jo vetem te thyeni koken kur te rrezoheni nga ashensoret, por edhe te kerkoni falje qe shqetesoni instancat.

Tani Prokuroria duhet te arrestoje popullin si fajtori i vetem dhe i perjetshem. Mundesisht arrestimet duhet te nisin nga pleqte e pallatit dhe pastaj te vazhdojne sipas moshes. Ketej nga krahu tjeter ne aksin ndertues-bashki-inspektoriat-prokurori leviz ndonje cante e vogel”.