HomeLajmeShpërthen motra e Kacifas: Vëllai im dha jetën për flamurin

Shpërthen motra e Kacifas: Vëllai im dha jetën për flamurin

Motra e 35-vjeçarit Kostantinos Kacifas, Ermioni ka shpërthyer në akuza dhe sulme ndaj drejtësisë shqiptare pas lajmeve se i vëllai u vetëvra.

Sipas mediave greke, ajo është shprehur e indinjuar dhe e konsideron si të papranueshme dhe poshtëruese vendimin se i vëllai u vetëvra dhe kërkon drejtësi.

“Nuk e kuptoj se çfarë duan të bëjnë mediat shqiptare. Çështja është politike, nuk e di se kush tjetër fshihet pas saj”,- tha ajo në një deklaratë për ANT1.

Duke iu referuar vëllait të saj, ajo nënvizoi se ai kishte dëshirë të madhe për jetën dhe kërkoi materialin nga kamerat e dronit në kohën e vrasjes së tij.

“Unë dua që vëllai im që dha jetën për flamurin të justifikohet,“- tha ajo, duke kujtuar se autoritetet shqiptare kishin folur për një “shkëmbim zjarri” dy vjet më parë.

Shiko videon këtu

Must Read

spot_img