“Shpirti i vëllait, lamtumirë o engjëll”, Stresi humb mikun e tij

0
533

Ditën e djeshme shumë personazhe të showbizit shprehën ngushllime në rrjete sociale për humbjen e mikut të tyre.

Bëhet fjalë për 22-vjeçarin, Eronit Sermaxhaj, i cili vdiq pas një sëmundje të rëndë.

Në lidhje me këtë lajm të trishtë ka reaguar edhe reperi, Stresi.

“Shpirti i vëllait s’di ça të them tjetër përveçse lamtumirë o engjëll”, shkroi Stresi.

Gjithashtu reperi ju ka dhënë një mesazh ndjekësve të tij.

Ai shprehet se duhet t’ju ofrojmë sa më shumë dashuri të gjithë njerëzve sa janë gjallë, sepse kur ndahen nga jeta fjalët e mira nuk kanë më vlerë.

“Kur një njeri që e kam dashur dhe ndërron jetë mua më prishet gjithë dita dhe përmbyset gjithçka për momentin. Nuk flas kot e bërtas duajeni more nënën, babain, vëllain, motrën dhe njerëzit e afërt që dhanë prova për ju. Një jetë kemi dhe vetëm pasi vdes dikush i japim poezi e themi ishte njeri i mirë, jo s’jam dakord aspak duaje sa është gjallë që të mos pendohesh kur të vdes”, shkroi reperi.