ADS
HomeLajmeShqipëria kërkon 700 mln euro borxh/ Do merren me Eurobond. Do të...

Shqipëria kërkon 700 mln euro borxh/ Do merren me Eurobond. Do të përdoren për mbështetje buxhetore

Qeveria shqiptare për të pestën herë do ti drejtohet tregjeve ndërkombëtare në marrjen e një Eurobondi të ri. Delina Ibrahimaj ministre e Financave dhe Ekonomisë dha detajet e vendimit të qeverisë për t’ju drejtuar institucioneve financiare ndërkombëtare.

“Vlera e financuar ka ardhur në rritje dhe interesi i bondit në rritje, ndaj kemi krijuar qëndrueshmëri. Do të jemi gati të dalim në treg që në fillim të muajit nëntor. Jemi duke ndjekur procedurat dhe të jemi gati për të emetuar eurobondin, kur normat e interesit në treg janë të ulëta. “

Ministria Ibrahimaj tregoi se ku qeveria do ta përdorë këtë shumë që do të përftohet nga Eurobondi.

by TaboolaSponsored LinksYou May Like
A CIO’s guide to managing hybrid workforces | ZDNet
NBN
“ Huamarrja do të merret për të financuar një pjesë të mbështetjes buxhetore, për arsim, shtangësinë, për gjithë projektet. Ajo do të përdoret edhe vitin tjetër për të garantuar mbështetje buxhetore.”

Për herë të parë Shqipëria në vitin 2010 nisi marrjen e Eurobondit me vlerë 300 milion euro. Pesë vite më vonë shuma e marrë nga tregjet ndërkombëtare shkoi në 450 milion euro. Eurobondi i tretë pësoi rritje krahasuar me dy Eurobondet e mëparshme duke shkuar në 500 milion euro. Ndërkohë Eurobondi i një viti më parë shkoi po me rritje në 650 milion euro për tu përsëritur në një vlerë të shtuar në 700 milion këtë vit.

EUROBONDET NDËR VITE

2010- 300 Milion Euro

2015- 450 Milion Euro

2018-500 Milion Euro

2020- 650 Milion Euro

2021-500-700 Milion Euro

Top Channel

Must Read