HomeLajmeShqipëria miraton vendimin që shtetasit nga Kosova të pajisen me lejeqëndrim me...

Shqipëria miraton vendimin që shtetasit nga Kosova të pajisen me lejeqëndrim me një aplikim të thjeshtë

Të gjithë shtetasit e Kosovës do të mund të marrin lejen e qëndrimit 5-vjeçare në Shqipëri vetëm me një aplikim të thjeshtë.

Lajmin e dha ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Blendi Çuçi duhet shtuar se kjo do të nënshkruhet të premten mes dy vendeve.

“Sot, miratuam një nga marrëveshjet që do të nënshkruajmë të premten mes Shqipërisë dhe Kosovës që ka të bëjë me lejet e qëndrimit të shtetasve respektivë”, tha ai raporton, A2 News.

“Është lajm i mirë për shtetasit e Kosovës që do të marrin thjesht me një aplikim lejen e qëndrimit për 5 vite në Shqipëri dhe brenda saj edhe leja e punës.

Është lajm i mirë edhe për shqiptarët që jetojnë në Kosovë që do të marrin leje qëndrimi me procedura të thjeshtuara. Është në vazhdën e disa marrëveshjeve që do të nënshkruajmë brenda sektorëve që përfshin Ministria e Brendshme”, tha Çuçi./GazetaSinjali/

Must Read

spot_img