Shqipëria po bëhet gati të presë 30 mijë afganë, negociohohet edhe mënyra se si do të trajtohen ata në Shqipëri…

0
62

Nga ARISTIR LUMEZI

Shqipëria po bëhet gati të presë në total 30 mijë afganë që do të evakuohen nga aeroporti i Kabulit.

Ky është numri për të cilin është rënë dakord, ndërsa pritet të negociohet edhe mënyra se si do të trajtohen ata në Shqipëri.

Burime thanë për gazetën “Panorama” se; përfaqësues të qeverisë shqiptare po negociojne me organizatat partnere, për të përcaktuar sasinë e ndihmës për afganët që do të qëndrojnë në Shqipëri dhe për të parë mundësitë e shtetit shqiptar, për të përballuar këtë operacion humanitar.