“Shqiptarët s’janë aq trima..” , deputeti i kthehet nënkryetares së Bashkisë: Provokim arrogant që s’ka lidhje me qytetarinë korçare

0
141

Deputeti Andi Përmeti ka reaguar për deklaratën e nën/kryetares së Bashkisë së Korçës, e cila u shpreh se shqiptarët nuk janë aq trima sa të prishin koncertin ku do të këndojë këngëtari serb, Goran Bregoviç.

Në një postim në Facebook, ai shprehet se është kundër ardhjes së Bregoviç në Festën e Birrës, ndërsa thekson se deklarata e nënkryetares Benila Terova ishte një provokim i tepërt që sipas tij nuk ka lidhje me qytetarinë korçare.

Postimi i plotë i Andi Përmetit:

Kur arroganca tejkalon arsyen!

Reagime te shumta ka patur keto dite per ardhjen e Bregovic ne Korce. Une personalisht kam qene dhe jam kunder! E kam gjykuar qe ne momentin e pare qe institucionet shqiptare duhet te tregojne respekt per historine dhe vuajtjet e shqiptareve te Kosoves. Edhe nqs argumentat objektive cedojne ndonjehere ndjesite e tyre, te krijuara nga tmerret e luftes duhen respektuar!

Nder mijera kengetar te mire mund te mos zgjidhnim te vetmin qe prek ndjesite dhe emocionet e shqiptareve te Kosoves. Po gjate ketyre diteve ka pasur edhe mendime pro ardhjes se kengetarit ne Korce, mendime ne pacike te dukshme, por ka patur! Gjithsesi institucioni ka per detyre te tregohet i kujdesshem sidomos ne nje situate konfliktuale te krijuar prej tyre. Por cudite ne kete vend skane fund.

Institucioni qe ftoi Bregovic, qe me arrogance refuzoi te anulloje ftesen e tij pavarsisht reagimeve mbareshqiptare, jo vetem qe nuk e kalon problemin ne heshtje por vazhdon me arrogance te provokoje. Dje nenkryetarja e bashkise ka deklaruar se shqiptaret nuk jane aq trima sa te prishin koncertin e Bregovic. Nje provokim i tepert, arrogant dhe qe ska lidhje me qytetarine korcare.

Shqiptaret e kane treguar me shekuj trimerine e tyre dhe askush nuk duhet ti provokoje ata, sidomos nje zyrtare e paguar pikerisht nga taksat e ketyre shqiptareve. Une uroj dite te qeta gjate festes se birres, sic Korces i kane hije por provokimet duhet te marrin fund pa e trazuar akoma me shume situaten. Shqiptaret nuk i meritojne keto provokime.