Shqiptari në Angli bën ‘gabimin më të madh të jetës’ , ja çfarë i ka ndodhur

0
48

Një shqiptar i kapur me kan abis i cili arrinte vlerën e 85.000 paundëve është dënuar me një bur gim 18-mujor.

Altin Boriçi, 38 vjeç, banor në Birmingam, Angli, u shpreh se vendimi për të qenë një korrier droge ishte “gabimi më i madh i jetës së tij”.

Oficerët e policisë që ndaluan makinën e tij i gjetën 25 kilogramë kanabis. Në dëshminë e tij, Boriçi, baba i dy fëmijëve, tha se paguhej 1250 paund si korrier.

Sipas avokatit të tij mbrojtës, Boriçi u largua nga vendi në vitin 1999 dhe u bë nënshtetas britanik. “Ai është një i vetëpunësuar si pastrues xhamash dhe gjatë pandemisë, biznesi i tij pati vështirësi”, tha avokati.

Më tej, ai shtoi se për shkak të problemeve financiare, një mik e prezantoi Boriçin me dikë që i propozoi të fitonte 50 paundë për çdo kilogramë të transportuar drejt Skocisë.

38-vjeçari ka shprehur pendesë për veprën e paligjshme, por kjo nuk e ka shmangur dënimin me bu rg.