Lajme

Shqiptari rrëmben ish të dashurën dhe e tërheq zvarrë në rrugë, por pasi kapet pas disa orë ndjekje merret vendimi i papritur

Advertisements

Një 21-vjeçar shqiptar shqiptar ka rrëmbyer ish-të dashurën 19 vjeçe ditën e sotme në Gjermani. Rlt.de shkruan se ngjarja ndodhi mesditën e sotme në qytetin Osnabrück. I riu e ka tërhequr nga rruga zvarrë atë dhe e ka futur në një makinë dhe më pas është larguar nga vendngjarja me shpëjtësi.

Kanë qenë miqtë e 19-vjeçares që panë të gjithë skenën dhe telefonuan menjëherë të tmerruar policinë, duke rrëfyer se djali do që ta sjellë atë në Shqipëri. Më shumë se 20 forca policie po bëjnë gjithçka për gjetjen e 19-vjeçares. Zyra e prokurorit publik në Osnabrück gjithashtu ndërhyri dhe mori një përgjim telefonik të 21-vjeçarit për ta paraqitur në gjykatën e qarkut.

Gjithashtu, një gjyqtar lëshoi një urdhër arresti ndaj 21-vjeçarit, i cili nuk ka vendbanim të përhershëm në Gjermani.

“Janë vizituar dhe marrë në pyetje dëshmitarët, të afërmit dhe personat e afërt dhe të kontaktuar nga i dyshuari dhe viktima”, tha policia e Osnabrück.

Ndërkohë, të shtunën vonë pasdite, 19-vjeçarja ka telefonuar nga Holanda dhe i tregoi një dëshmitari se do të ktheheshin në Osnabrück.

Por, në mbrëmje, efektivët gjetën mjetin që po kërkonin dhe arritën të arrestonin 21-vjeçarin, i cili ka heshtur gjatë kohës që është tentuar t’i merret dëshmia për ngjarjen.

19-vjeçarja ndodhej gjithashtu në makinë dhe sipas policisë ajo nuk kishte dëmtime fizike ose shenja dhune.

Ish i dashuri i saj akuzohet për heqje lirie, shtrëngim, lëndim të thjeshtë trupor dhe dyshohet se ka drejtuar mjetin pa patentë. 21-vjeçari u la i lirë por mbetet në hetim dhe i është ndaluar nga policia që të kontaktojë sërish me ish të dashurën.

Advertisements

“Nuk kishte më arsye për ndalim, 21-vjeçari u lirua nga masat policore”, tha policia e Osnabrück-ut.

Advertisements

Related Articles

Back to top button