Shtator i “frikshëm” 5 deputetë heqin dorë nga mandati, Kuvendi nis “zbrazjen” pa filluar, çfarë do bëjë Berisha?

0
125

Ende pa nisur ende punimet Kuvendi, 5 deputetë të zgjedhur në zgjedhjet e 25 prillit 2021 kanë hequr dorë nga mandati i fituar, duke ua lene radhen atyre qe vijne e pas.

I pari që e nisi valën e dorëzimit të mandatit ishte Tom Doshi. Kryetari i Partisë Social Demokratike la mandatin pas përplasjes me SHBA dhe ambasadoren Yuri Kim.

Pas Tom Doshit, një goditje e fortë erdhi nga Partia Socialiste ku deputeti historik Gramoz Ruçi njoftoi largimin nga politika e kësisoj edhe nga mandati i fituar prej tij me vështirësi në qarkun e Fierit.

Ndërsa jo më larg se disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama njoftoi se Najada Çomo nuk do të vijë në Kuvend dhe do të vazhdojë në spital punën si Shefe e Shërbimit Infektiv. Nga demokratët erdhi largimi i deputetit Mark Marku.

Marku, një emër i fortë në Partinë Demokratike dha dorëheqjen nga postin i deputetit por edhe çdo funksion tjetër në parti.

Por duket se cikli i largimeve nuk ka mbaruar ende! Pa e marrë ende, mandatin e ka lënë deputeti i zgjedhur nga radhët e Partisë Socialiste, Lefter Koka. Ky i fundit ka vendosur që të largohet, sipas tij për t’ja lënë vendit të rinjve nga radhët e socialistëve.

Por ndërkohë, dritat janë drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe përplasja e tij e fortë me SHBA që pas shpalljes non-grata.

A do të sfidojë Berisha amerikanët dhe do të hyjë në Parlament siç ka deklaruar? Nëse po, “doktori” hyn edhe në një tjetër garë me dy konkurrentë, përsa i përket fjalës hapëse të sesionit parlament.

Kush do të mbajë fjalën hapëse, Berisha, Luljeta Bozo apo Tritan Shehu? Kjo ngelet për tu parë më 9 shtator. /m.j