HomeRozeShtatzënë për herë të dytë, apo e kishte për fotot? Fraza e...

Shtatzënë për herë të dytë, apo e kishte për fotot? Fraza e Rudina Magjistarit që na bëri të mendojmë

Që prej mbarimit të sezonit dhe shkëputjes nga emisioni i saj i përditshëm në televizion, Rudina Magjistari po shijon në maksimum verën e këtij viti.

Ajo ka qenë mjaft aktive në Instagram ku publikon herë pas here foto dhe rrallë ndonjë me bashkëshortin apo vajzën.

Por së fundmi një postim i saj ka bindur ndjekësit se moderatorja është shtatzënë për herë të dytë.

Më saktë, ka qenë mbishkrimi i fotos që ka ngritur dyshime. “Ata ishin 4 . Nese kjo fjali ju thote diçka, atehere jeni ne profilin e duhur”, shkruan Rudina Magjistari teksa ka publikuar 4 foto të saj.

Por menjëherë ajo është pyetur nga ndjekësit nëse është në pritje të ëmbël, madje disa prej tyre nisur nga fjalia “Ata ishin 4”, (që është edhe titulli i një filmi shqiptar) e kanë marrë të mirëqenë dhe e kanë uruar Rudina Magjistarin.

Moderatorja nuk ka bërë asnjë reagim dhe nuk i është përgjigjur asnjërit prej komenteve.

Kujtojmë se Rudina është nënë e një vajze 6 vjeçare të quajtur Mia me partnerin e saj, Xhavit Bajram.

Must Read

spot_img