Shtet fashist, AMT tjetër padi në SPAK/ Paralajmëron prokurorët: Nëse nuk veproni do ju kallëzojmë të gjithëve

0
423

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka dorëzuar këtë të premte në SPAK padinë e radhës kundër prokurorit Sotir Kllapi, pasi sipas saj ky i fundit ka refezuar të regjistrojë kallëzimin penal dhe fillojë hetimet ndaj prokurores Manjola Kajana,duke u bërë palë me zyrtarët e inkriminuar. Avokatja për Çështjet ligjore, Adriana Kalaja përmes një deklarate për mediat parajamëroi se nuk do të ndalen paditë në SPAK derisa të vihet drejtësi për Tetarin.

“Ne e çmojmë veprimin e prokurorit si bërje palë me zyrtarët e korruptuar, si solidaritet në shkelje të ligjit me kolegët e vet. Ne kemi argumentuar pse prokurori Sotir Kllapi ka shpërdoruar detyrën, duke u bërë palë me zyrtarët që shkelin ligjin. Ne sot kemi dy prokurorë të SPAK të kallëzuar. Ju garantojmë me fuqinë e ligjit se jemi të gatshëm të çojmë për kallëzim penal të gjithë prokurorinë e SPAK, nëse ata nuk do të veprojnë për dosjet tona. Sot arrin në 16 numri i kallëzimeve penale dhe nuk kemi asnjë reagim nga SPAK. Dokumenti i dytë është kërkesa që i kemi dërguar prokurorit Edvin Kondili, për çështjen e teatrit. Ne nuk e dimë ende se në ç’fazë janë hetimet për Teatrin. Ne kemi bërë 8 kallëzime vetëm për çështjen e Teatrit”, tha Adriana Kalaja.

Regjisori Edmond Budina, tha gjatë fjalës së tij për mediat e pranishme, se ata duan të bëhet drejtësi. Budina theksoi se rrugën e nisur ata do e çojnë deri në fund, e kërkesa e tyre është që teatri të ndërtohet aty ku ishte dhe ashtu siç ishte.

“Jemi para një institucioni drejtësie, që nuk po bëhet drejtësi. Duhet vendim ose të shtyhet vendimi ose të shkojnë në gjyq procesi. Ne këtë çështje do e çojmë deri në fund. Duam drejtësi, ky është një shtet fashist, i udhëhequr nga një krye fashist. Jemi këtu për të thënë për të luftuar këtë mafie. Teatri do të ndërtohet aty ku ishte ashtu siç ishte”, tha Budina.