ADS
HomeLajmeShtyhet data e fillimit të vitit të ri shkollor, Kushi: Nxënësit kthehen...

Shtyhet data e fillimit të vitit të ri shkollor, Kushi: Nxënësit kthehen në klasa më 27 shtator, nga 1 shtatori mësim plotësues me dëshirë

Viti i ri shkollor është shtyrë, nga data 13 shtator që ishte planifikuar, do të fillojë në 27 shtator.

Lajmin e bëri me dije Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi, e cila tha se ky vendim është marrë për të zgjatur periudhën e mësimit plotësues, i cili nis më datë 1 shtator 2021

Viti i ri shkollor është shtyrë, nga data 13 shtator që ishte planifikuar, do të fillojë në 27 shtator. Lajmin e bëri me dije Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi, e cila tha se ky vendim është marrë për të zgjatur periudhën e mësimit plotësues, i cili nis më datë 1 shtator 2021.

Gjatë periudhës së mësimit plotësues, nxënësit nuk janë të detyruar të shkojnë çdo ditë në shkollë, ndërsa mësuesit dhe të gjitha stafet shkollore do të jenë aty me kohë të plotë për të ofruar krahas mësimit plotësues, edhe veprimtari të ndryshme sportive, artistike dhe kulturore.

“Duke vlerësuar dhe shqyrtuar me kujdes shqetësimet dhe sugjerimet e ardhura nga mësuesit dhe prindërit, vendosëm të zgjasim periudhën e mësimit plotësues deri në nisjen e vitit të ri shkollor, jo më 13 shtator, por më 27 shtator 2021”- shprehet ministrja në statusin e saj në rrjetin social.

Duke qenë se është shtyrë koha e nisjes së vitit të ri, kësisoj zgjatet edhe mbyllja.

“Duke vlerësuar dhe shqyrtuar me kujdes shqetësimet dhe sugjerimet e ardhura nga mësuesit dhe prindërit, vendosëm të zgjasim periudhën e mësimit plotësues deri në nisjen e vitit të ri shkollor, jo më 13 shtator, por më 27 shtator 2021.Gjatë periudhës së mësimit plotësues, që nis që më 1 shtator, nxënësit nuk janë të detyruar të shkojnë çdo ditë në shkollë, ndërsa mësuesit dhe të gjitha stafet shkollore do të jenë aty me kohë të plotë për të ofruar krahas mësimit plotësues, edhe veprimtari të ndryshme sportive, artistike dhe kulturore.

Këtë shtyrje ne e kemi reflektuar edhe në strukturën e viti shkollor për të gjitha nivelet. Kësisoj mbyllja shtuhet nga data 8 në 17 qershor. Për arsimin e mesëm dhe të lartë, nga data 15 në 24 qershor. Për maturantët shtyhet nga data 1 në 8 qershor. Shkolla hapet që me 1 shtator, do të zhvillohet mësimi plotësues por do kërkojmë nga shkollat të hartojnë një program të detajuar veprimtarish”, thotë ministrja.

Por teksa na ndajnë vetëm 10 ditë kur nxënësit do t’i rikthehen shkollës për mësimin plotësues, Kushi nuk sqaroi se cilat janë masat anti-COVID që do të zbatohen, në kushtet kur edhe numri i infeksioneve ditore është në rritje. Kujtojmë se viti i kaluar shkollor ishte i pazakontë, për shkak të pandemisë së COVID, ku mësimi u zhvillua kryesisht online. Me COVID në qarkullim, për nxënësit, mësuesit dhe prindërit mësimi ka qenë përballje me një realitet të pazakontë. Mësimi ishte thuajse online, edhe pse u zgjodh që të bëhej i alternuar përmes skenarëve të ndryshëm.

Must Read