HomeKuriozitet“Shtyje pak hundën se na zure pamjen”, 23-vjeçari i jep zgjidhje problemit...

“Shtyje pak hundën se na zure pamjen”, 23-vjeçari i jep zgjidhje problemit që i kishte nxirrë jetën deri më sot

Është mbyllur këtë javë sezoni i tretë i Doktor Plastik.

Një bashkëpunim i suksesshëm me “Doktor Plastik” dhe “Spitalin Amerikan”, sezoni i tretë mbajti të mbërthyer publikun episod pas episodi ku personazhe të ndryshëm, me histori dhe probleme estetike të ndryshme i ka bashkuar një dëshirë; transformimi ekstrem në “Doktor Plastik”.

Me një përmbajtje të pasur informative mbi kirurgjinë plastike dhe rikonstrukte, një reality show i ideuar dhe realizuar nga Elda Laze dhe stafi i saj, këtë sezon solli në qendër të vëmendjes doktoreshë Rezarta Kapaj, nga Spitali Amerikan.

Doktoreshë Rezarta Kapaj është shndërruar në heroinën e këtij reality show ku falë ndërhyrjeve të kryera prej saj në “Spitalin Amerikan 2”, 12 personazhe ku ndryshua jo vetëm pamja por raporti me veten dhe të tjerët.

I tillë ishte dhe episodi qe mbylli sezonin e trete ku një i ri 23 vjeçar, nga Cërriku prej vitesh bënte një jetë paralele në Instagram. I frustruar nga pamja e hundës, Aleks Zhuleku kishte krijuar një profil tjetër në Instagram, ku postonte vetëm foto të punuara me fotoshop.

Por i lodhur nga gënjeshtra e tij, Aleksi i drejtohet “Doktor Plastik” dhe “Spitalit Amerikan” për të bërë një ndërhyrje estetike në hundë. Dhe rezultatin mund t’a shihni duke ndjekur episodin e plotë ne linkun e mëposhtëm.

Must Read

spot_img