Lajme

Si i mashtroi bashkia qytetarët me “Sunny Hill”, biletat deri në 350 Euro

Advertisements

“Sunny Hill ishte një eksperiment i pastër social. Aty u studiua se çfarë ndodh me shqiptaret nëse ti i mashtron në shkallë industriale. Dhe rezultati i eksperimentit ishte se nuk ndodh asgjë. Populli shqiptar e ka qejf mashtrimin”.

Kështu e nis reagimin e tij gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri, lidhur me festivalin e trumbetuar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Organizatoret, vijon gazetari në një postim në FB, me Bashkinë e Tiranës në krye, fillimisht u thanë njerëzve se në festival do ishte Dua Lipa.

“E mbani mend sa fort e pompuan, u bënë emisione pafund për këtë punë. Por qe Dua Lipa nuk do këndonte ishte vendosur të paktën që para një muaj.

Ata nuk treguan dhe vazhduan shiten biletat me çmime deri në 350 euro. E vetmja këngëtare që mund t’i justifikonte ato çmime biletash aty ishte Dua Lipa. Pra mashtrim i pastër. Për ta përmbyllur me sukses, pasi festivali mbaroi kryeministri doli tha se Dua Lipen e presim me padurim në nëntor”, shton ai.

Tomorri shpjegon se në ekonomi kjo situatë njihet me termin asimetria e informacionit.

“Populli e quan punë matrapazësh. Kjo është një nga rastet klasike të dështimit të tregut. Situata kur shitësi e di që po të shet një produkt që nuk vlen aq sa çmimi, por blerësi nuk e ka ketë informacion.

Asimetria e informacionit është rrethana tipike që justifikon ndërhyrjen e qeverisë dhe institucioneve rregullatorë. George Akerlof mori çmimin Nobel kur e studioi këtë fenomen, të cilin e pagëzoi me termin Lemon Markets. Nejse”, shprehet ai.

Advertisements

“Tani çështja shtrohet kështu. Kur një popull pranon të mashtrohet masivisht dhe të paguajë 350 euro biletë për një festival ku e vetmja këngëtare që mund te justifikonte çmimin nuk u duk asnjë sekondë, pse mos të pranoje dhe pak rritje tek çmimi i naftës apo ai i energjisë? Rritet pak çmimi dhe pastaj pritet prapë me padurim nëntori”, përfundon.

Advertisements

Related Articles

Back to top button