Sikur të mos mjaftonte trafiku, 4 vajza në Tiranë dalin nga Benz-i luksoz e fillojnë të kërcejnë në mes të rrugës (video)

0
92

Katër vajza në Tiranë kanë bërë një veprim të habitshëm ditën e sotme. Ngjarja ndodhi në zonën e Unazës së Re, ku ato ndaluan automjetin e tyre, një Mercedes Benz luksoz në mes të rrugës.

Si të mos mjaftonte kjo, ato dolën nga makina dhe 3 prej tyre filluan të kërcenin, ndërkohë njëra prej tyre priste në makinë, edhe ajo duke kërcyer.

Ato dukej që nuk donin t’ja dinin aspak për trafikun që kishin shkaktuar mbrapa duke krijuar një varg të gjatë makinash.

Më pas ato kthehen qetë qetë në Benz-in e tyre, ndërkohë që dëgjohet një kakofoni burish makinash që i bien në mënyrë që vajzat të hapnin rrugën.