Situata e frikshme me helmimin, shkon në 370 numri i të sëmurëve, ja cfare thote Manastirliu

0
39

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu mberriti sot e urgjence në spitalin e Krujës, ku janë paraqitur 370 pacientë me simptoma helmimi.

Ajo tha se tashmë kanë nisur hetimet epidemiologjike..

Ndonëse dyshimet janë përqendruar kryesisht në helmimin nga uji i pijshëm, Manastirliu tha se po hetohet në disa pista.

“Kam ardhur për të parë nga afër gjendjen shëndetësore të qytetarëve që marrin shërbim në spitalin e Krujës. Situata paraqitet e qetë, pa komplikacione, nuk kemi ndonjë qytetar me gjendje të komplikuar shëndetësore.

Janë rreth 370 qytetarë që janë paraqitur në spital ku kanë marrë shërbimin e nevojshëm.

Sot janë paraqitur 60 qytetarë. Tashmë janë edhe disa pacientë të tjerë që po marrin shërbim në urgjencë, janë rreth 30 qytetarë aktualisht.

Ka edhe adoleshentë, fëmijë e të rritur. Sa i përket hetimit epidemiologjik, të gjithë strukturat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Bashkisë po kryejnë të gjitha investigimet në të gjitha pista e mundshme.

Janë marrë mostrat e ujit dhe ushqimeve, janë një seri pistash që po investigohen.

Po pyeten të gjithë qytetarët se çafër kanë konsumuar dhe do kemi rezultat përfundimtar kur të kemi rezultatin e analizave mikrobiologjike.

Kemi marrë masa që nëse do të ketë raste të shtuara edhe spitali i Durrësit mund të vendoset një pavion për të pritur pacientët. hetimet po kryhen në shumë pista”, tha ministrja.