Skandali me Call Center-at, Braçe paralajmëron dhe publikon dokumentet: SHISH dhe Policia të japin llogari

0
40

Ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar për mashtrimet e Call center-ave, duke u shprehur se vjedhja përmes tyre është e dokumentuar që në vitin 2018. Në një postim në Facebook ai ka publikuar disa dokumente ku shkruan se është evidentuar mashtrimi prej një rrjeti të Call Center me zyra në Tiranë e jo vetëm.

Braçe iu bën thirrje SHISH, policisë, drejtorisë së parandalimit të pastrimit të parave dhe institucione të tjera të japin llogari.

Postimi i plotë i Erion Braçes:

MASHTRIMI E VJEDHJA ME CALL CENTER, E NJOHUR DHE E QARTE PREJ MAJ 2018! TANI KOHA PER TE DHENE LLOGARI!

#DOKUMENTAT ne foto jane te MAJ 2018;

I referohen seances degjimore per vleresimin e punes se Autoritetit te Mbikqyrjes Financiare;

Raporti i vleresimit te Komisionit te Ekonomise se Kuvendit;
Protokolli i seances se pyetjeve dhe pergjigjeve ne Komisionin e Ekonomise se Kuvendit;
Rezoluta e Kuvendit per vleresimin e punes se AMF.
Ne te treja dokumentet evidentohet MASHTRIMI prej nje rjeti te Call Center me zyra ne Tirane e jo vetem dhe me operim me tregjet e kapitalit; pohoet MASHTRIMI, pra pranohet; njoftohen masat e mara dhe agjensite ligjzbatuese qe duhet te kryenin detyrat e lena ne REZOLUTEN E KUVENDIT.

Por mesa duket MASHTRIMI jo vetem qe ka vijuar por edhe eshte zgjeruar, bere masiv dhe ka goditur ne Gjermani e Hollande.

TANI ESHTE KOHA ÇER TE DHENE LLOGARI;

AMF, SHISH, POLICIA, DREJTORIA E PARANDALIMIT TE PASTRIMIT TE PARAVE TE PISTA DHE TE TJERA AGJENSI TE CITUARA NE KETO DOKUMENTA DUHET TE THONE TANI CFARE KANE BERE, CFARE NUK KANE BERE, CFARE NUK KA FUNKSIONUAR DHE ARSYET PERSE!