Lajme

“Skemë e madhe mashtrimi”/ Berisha zbardh skandalin për dhënien me koncesion të shtetësisë: Ja çfarë po synohet!

Advertisements

Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideron skemë mashtrimi nismën e qeverisë për të dhënë me koncesion shtetësinë. Në një deklaratë për mediat, Berisha paralajmëroi Ramën se opozita nuk do ta njohë këtë praktike të dhënies së pasaportave.

Sipas Berishës, kjo praktike do perdoret nga Berisha pë të shtyrë në kalenda konferencën e dyte, që lidhet me procesin e integrimit te Shqipërie ne BE.

“Paralajmëroj Edi Ramën se këto praktika kanë një qëllim të dytë, bllokimin e procesit të integrimit ne BE. Është e vërtetë që konferenca e parë ndërqeveritare është mbajtur, është e vërtetë që negociatat nuk janë hapur në kuptimin që do shqyrtohen në një konferencë të dytë.

Ka një mënyrë për ta shtyrë në kalenda konferencën e dytë, është kjo që bën Rama me pasaportën e artë dhe dhënin me koncesion të shtetësisë

E paralajmëroj në mënyrë serioze se këto praktika do të kundërshtohen me të gjithë potencialet që ka opozita.

Advertisements

Paralajmëroj cdo person, aplikimi mbi bazën e kësaj praktike nuk do të njihet nga opozita. Ndaj mos bien pre e një skemë të madhe mashtrimi.Ky është qëndrimi i PD ndaj këtij procesi në të cilën Rama kërkon të forcojë pushtetin e tij përmes drogës”, tha Berisha.

Advertisements

Related Articles

Back to top button