Skenar i çmendur, tani do të hyjë në ‘BBV’ edhe vëllai i kësaj konkurrenteje?

0
75

Prej disa ditësh Beatrix Ramosaj është bërë pjesë e “Big Brother VIP Albania”. Ndonëse ka vetëm pak kohë, ajo duket se po e shijon eksperiencën, edhe pse herë pas here shporeh mallin për familjarët. Së fundmi, ajo u përlot kur dëgjoi zërin e të vëllait, Albanit, teksa njëra nga këngët e tij ishte vendosur në shtëpi.

Ndërkohë, Albani duket se e ndjek motrën pa pushim, madje, ka nisur të ketë një dilemë. Ai ka ripostuar videon e Beatrix-it, dhe krahas ka shkruar: “Çfarë të bëj, të tentoj të futem apo të vazhdoj punën me albumin dhe një projekt për në dhjetor?”.

Shumë prej fansave do donin ta shihnin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, për shumë arsye. Ai do të ishte vërtetë një personazh shumë karizmatik, nisur nga humori që e karakterizon. Si dhe do të ishte interesante të shihnim motër e vëlla, brenda të njëjtës shtëpi.

Nga ana tjetër, këngëtari ka zbuluar edhe se me çfarë po merret këto kohë, dhe se kur ka ndërmend t’i publikojë. Mbase ai po përgatit edhe ndonjë këngë për Festivalin e Fundvititin, meqë organizohet në dhjetor e përkon me kohën që ka përcaktuar Albani.

Nuk do të ishte çudi, pasi ai e ka deklaruar edhe më parë, se ky është synimi i tij i radhës, pas Fitores në “Kënga Magjike” me hitin “Thikat e mia”. /News31