HomeLajmeSonte mjaft ftohtë dhe me mundësi për ngrica

Sonte mjaft ftohtë dhe me mundësi për ngrica

Erërat e ftohta nga veriu kanë ulur dukshëm temperaturat në rajonin tonë, ndërsa nata e kthjellët dhe dobësimi i erërave gjatë natës favorizon edhe brymen në orët e vona të natës dhe orët e hershme të mëngjesit.

Masa ajrore anticiklonike ka larguar vranësirat nga territoret tona dhe njëkohësisht ka hapur rrugë për depërtimin e masës së ftohtë ajrore nga Kontinenti.

Sonte gjatë natës në viset tona kontientale priten ngrica dhe temperatura nën 0 gradë Celsius veçanërisht në viset pak më të larta kodrinore-malore duke mos përjashtuar edhe disa vise të ulëta të Kosovës dhe Malit të Zi.

Temperaturat pritet të zbresin deri në 0 gradë Celsius, ndërsa në disa vise deri në -2 ose 3 gradë Celsius varësisht nga rajoni në rajon, relievi, lartësia mbidetare etj.

Pra, sonte priten ngrica dhe brymë, por jo në tërë territorin, ndërsa nëpër lugina mund të kemi edhe mjegull në orët e hershme të mëngjesin./Meteoballkan

Must Read

spot_img