Sot dita e shenjtërimit të Nënë Terezës

0
95

Si sot pesë vite më parë, konkretisht 5 shtator 2016, botës iu shtua një shenjtore…Ajo është Nënë Tereza.

Sot është dita e shenjtërimit të saj, ku në një ceremoni madhështore në Sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan, Papa Françesku, njohu dy mrekullitë e saj, të shërimit të të sëmurëve pas vdekjes së saj më 1997.

Nënë Tereza ka lindur në vitin 1910 në Shkup, si Anjeza Gonxhe Bojaxhiu. Në moshën 18-vjeçare ajo i është bashkuar manastirit irlandez, ku mori emrin Motra Mari Tereza.

Muaj më vonë, ajo u nis për në Indi, në Kolkata, qytetin e njohur më pas si Kalkuta, në janar të vitit 1929. Ajo ka dhënë mësim për vajzat në Shkollën e Shën Marisë. Atje, ajo mori profesionin e saj përfundimtar dhe u bë Nënë Tereza. Sipas rrëfimeve, gati 20 vjet më vonë, gjatë një udhëtimit me tren në Indi, ajo ndjeu një thirrje nga Jezusi për t’u kujdesur për të varfrit, shkruan në biografinë e saj.

Ajo themeloi Misionarët e Bamirësisë për t’u shërbyer të gjithë të varfërve, gjë që e bëri deri në fund të jetës së saj.

Për vite me radhë u shërbeu të varfërve në Indi.

Më 1979 iu dha çmimi Nobel për paqe në vitin 1979 ndërsa më 2016, 19 vjet pas vdekjes së saj, u shpall në vitin 2016 shenjtor nga Papa Françesku./SYRI.net