Strehimi i rreth 600 afganëve në Shqipëri, eurodeputetja greke i kërkon “llogari” Tiranës zyrtare

0
166

Eurodeputetja e Demokracisë së Re, Ana Mishel Asimakopulu,e cila mban njëkohësisht edhe postin e zv.kryetares së komisionit të tregtisë ndërkombëtare të BE, ka kërkuar informacion urgjent prej Tiranës zyrtare, Këshillit të Europës dhe parlamentit europian, lidhur me strehimin e afganëve.

Në këtë kërkesë përfshihet sesa do të jetë numri final i afganëve që do të strehohen në vendin tonë, ku do të strehohen, sa kohë do të qëndrojnë në territorin shqiptar dhe nëse prania e tyre pritet të përkeqësojë të drejtat e minoritetit etnik grek.

Shqetësim sipas saj mbetet, nëse prania e tyre në Shqipëri do të shtojë fluksin e emigrantëve që do të tentojnë të hyjnë në Greqi nëpërmjet kufirit dypalësh.

Ndërkohë, SHBA dhe BE e kanë cilësuar si akt human të qeverisë dhe Edi Ramës strehimin e shtetasve afganë në vendin tonë.