“Studioj, sepse dua t’i blej shtëpi prindërve” Rrëfimi i 17 vjeçares që mëson në rrugë

0
48

Asma është 17 vjeçe. Vjen nga një familje e varfër, ama vullneti për të mësuar nuk i ka munguar kurrë.

BBC i ka kushtuar një kronikë vajzës, e cila ka jetuar në rrugë përgjatë gjithë jetës së saj.

“Unë do të studioj, do të mbyll gjimnazin e më tutje do të shkoj në shkollë të lartë. Dua të studioj sepse kam dëshirë t’i blej një shtëpi prindërve. Do t’i largoj mamin e babin nga rrugët”

Asma Shaikh u pranua në një shkollë të njohur në Indi më vitin 2019, por për shkak të shpërthimit të pandemisë atje, nuk ka bërë dot 1 klasë përgjatë mëse 1 viti. Shkolla u mbyll.


“Është shumë e vështirë të ndjekësh mësim online, kur ti je duke ndenjur në trotuarin e një rruge. Kaloj gjithë ditën duke studiuar e në darke shoh falë dritës së një llampe këtu në rrugë. Ndonjëherë policia na detyron të largohemi nga rruga, kështu që ne duhet të lëvizim vërdallë.”

Por studimi nuk është gjithçka. Asma i tregon gazetarit të BBC-së se natën fle me vështirësi. Madje ka plot ditë kur nuk fle fare.

“Nuk fle përgjatë gjithë natës. Njëlloj dhe mami. Na ka ndodhur që të kemi gjetur pranë vetes burra që flinin afër nesh. Flemë me një shkop afër vetes”

Babai i Asmës punon kurdo e kudo që gjen mundësi. Të gjitha paratë që fiton ai i dërgon për fëmijët. Veten e ka harruar prej vitesh.

“Unë nuk dua që fëmijët e mi të vuajnë njëlloj si unë. I lutem Zotit që ata të mos vuajnë. Do bëj gjithçka që ata të kenë një edukim.”