‘Tajlanda e vogël’ në Europë Rama ndan reportazhin e krijuar për Shqipërinë nga televizioni francez

0
58

Kryeministri Edi Rama, e ka nisur mëngjesin e sotëm me një video nga bukuritë e natyrës së vendit tonë, të realizuar nga televizioni publik “France 2”, që fton shikuesit të zbulojnë Shqipërinë, “Tajlandën e Vogël” në Europë, siç e quajnë ata.

Përmes kësaj videoje, shfaqen malet, fushat dhe detet ngjyrë gurkali të Shqipërisë, një diamanti blu në Europë, që përmes këtij reportazhi ftues, asnjë francez nuk do t’i rezistoi.

“Kudo që të ndodheni deti dhe malet janë përpara syve tuaj. Në horizont, kështjella mbi shpate të thepisur. Në bregdet, një det akuamarinë, 4 orë nga Parisi, Shqipëria, një destinacion lehtësisht i arritshëm në Europë.

E mbiquajtur si “Tajlanda e Vogël” nga banorët, gjendemi në Ksamil me ujin e tij ngjyrë gurkali, një plazh shumë i preferuar nga turistët.”, në këtë mënyrë nis reportazhi i dedikuar Shqipërisë së bukur.

Në video paraqiten edhe disa turistë, të cilët shprehen të kënaqur më veçantitë e natyrës së vendit tonë.

“Uji i detit është fantastik. Ngjyra është si në Maldive.”, u shpreh një prej turistëve që po pushtonte në Ksamil.

Në video theksohet fakti se Shqipëria është një vend i vizituar nga shumë turistë, duke shprehur me statistika se në 2019-tën, priti më shumë se 6.5 milionë, dy herë më shumë se 15 vite më parë.

“Shqipëria ndjek rrugën e turizmit prej disa vitesh. Është një vend ballkanik që i ofron turistëve peizazhet e fundit të paeksploruara të Mesdheut e që mbeten ende dhe sot, një destinacion i lirë.”, përfundon videoja.

Me këtë reportazh të veçantë, kryeministri i uron të gjithëve një ditë të mbarë.