Takimi i fshehtë që i hapi rrugën rikthimit të Ditmir Bushatit, si u “rehabilitua” në PS ish-ministri pas konflikteve me Ramën

0
341

Në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste të mbajtur ditën e sotme, kryeministri Edi Rama publikoi emrat e kabinetit të ri qeverisës, por në këtë mbledhje u zgjodh edhe Kryesia e re e PS-së.

Ajo që u vu re ishte rikthimi i Ditmir Bushatit në Partinë Socialiste, i cili në zgjehdjet e 25 prillit nuk u kandidua as për deputet, por edhe u largua nga posti i drejtuesit politik të qarkut Shkodër, shkruan newsbomb.

Por Rama dhe Bushati duket se i kanë shuar të gjitha mosmarrëveshjet dhe kanë rënë dakord për të bërë paqe, ndaj edhe kryeministri e kandidoi ish-ministrin e Jashtëm për anëtar Kryesie, me këtë të fundit që doli si më i votuari. Gjithashtu Bushati mori sot besimin e kryeministrit Edi Rama për të punuar bashkë për Akademinë Politike.

Mosmarrëveshjet mes Bushatit dhe Ramës janë shuar në një takim “kokë më kokë” rreth një muaj më parë, shkruan newsbomb. Ka qenë ky takim që ka bindur kryeministrin për ta patur edhe njëherë tjetër në krah Ditmir Bushatin, i cili do të japë kontributin e tij sërish në PS.