Të hipura sipër duke pozuar, del fotoja e vajzave me “Land Rover-in” para se të shkaktonin aksidentin tragjik në Qafë Muzinë

0
93

22-vjeçarja Rexhin Çelhaka e kishte marrë me qira makinën “Land Rover”, e cila u përplas me furgonin e linjës Tiranë-Sarandë. Nga aksidenti, shkaktarin e të cilit policia nuk e ka shpallur ende, vdiqën pesë persona, përfshi edhe shoferin e furgonit, ndërsa u lënduan dy të tjerë. Këta të fundit janë nën kujdesin e mjekëve në spital dhe jashtë rrezikut për jetën. Në makinën “Land Rover” ndodheshine dhe dy vajza të tjera krahas Çelhakës, të cilat kanë marrë dëmtime të lehta.

Ne foto: Rexhina Celhaka dhe dy shoqerueset e saj italiane me makinen “Land Rover” qe u perfshi ne aksident
Abcnews.al ka zbuluar foto të kësaj makine, ku duket se tre vajzat kanë qenë duke eksploruar jugun e Shqipërisë. Makina duke e ndaluar në një terren të pjerrët, kurse tre vajzat pozojnë të gëzuara për aventurën e tyre në Shqipëri.

Çelhaka ishte e shoqëruar nga dy vajza të tjera me origjinë nga Italia, por duket se gjithçka ka shkuar keq duke përfunduar në një aksident tragjik me pesë viktima.