ADS
HomeLajme“Të izolohet dhe procedohet penalisht Sali Berisha”! Aktivistja e njohur del me...

“Të izolohet dhe procedohet penalisht Sali Berisha”! Aktivistja e njohur del me thirrjen e fortë dhe zbulon çfarë po planifikon ish-kryeministri: Do të hakmerret!

Analistja Brizida Gjikondi e konsideron të guximshëm vendimin e Lulzim Bashës për përjashtimin nga PD të ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Unë që jam një kritike e Bashës, vlerësoj sjelljen e tij politike përgjatë këtij harku kohor që nga momenti që vendosi për të nxjerrë Berishën nga grupi parlamentar.

Fakti që ai pati kurajon për ta nxjerrë nga grupi i PD, mendoj se është guxim. Kurse armiqtë e Bashës të përjashtuar nga ai, i janë bashkuar Berishës.

Sa i përket strukturës aktuale të PD, është më modernia, janë figura avangardë me arsim të shëndetshëm dhe që nuk janë shumë të bëra pis”, u shpreh ajo për Report.

Sa i përket aksionit “hakmarrës” të Berishës, për të bërë referendum për vendimin e Bashës, Gjikondi thotë se është një veprim inati që nuk mund të sjellë rrezik. Në këto momente që Berisha kërkon të sjellë konflikt, analistja thotë se ai duhet të vihet nën hetim nga drejtësia.

“Berisha kërkon që dhe daljen ta bëjë konfliktuale. Ai tani i takon të shkuarës, mendoj se nuk është më personazh i rrezikshëm në Shqipëri, pasi nuk mund të sjellë rrezik dhe konflikte në Shqipëri.

Në këto momente që ai kërkon të sjellë konflikt, unë mendoj se duhet të veprojë drejtësia. Është e domosdoshme një reagim dinamik i drejtësisë shqiptare me çfarëdo mënyrë.

Ai duhet të procedohet ligjërisht që të mos kemi problematika të tilla. Kurse figurat që i janë bashkuar Berishës unë i quaj figura të lodhura, që s’mund të jenë pjesë e të ardhmes, janë figura që bashkojnë fatin e tyre me të Berishës dhe unë e quaj këtë shumë gabim”.

Sipas saj Berisha ka 0 shanse për të sjellë ndryshim në strukturat e PD.

“Unë mendoj Berisha ka 0 shanse për të sjellë ndryshimin e strukturave të PD. Ajo lëvizje që po bën ai tani është lëvizje inati dhe hakmarrje, nuk sjell pasojë. Duhet reagimi i SPAK dhe izolimi i Berishës për ato që kanë ndodhur në këto vjet, në shëmtimin e jetës tonë nga ky njeri. Lëvizja e Berishës më duket afatshkurtër, emocionale dhe konfliktuale. Ka një mesazh jetëshkurtër, nuk është lëvizje që mund të sjellë pasojë. Basha ka kohë që është përpjekur t’i japë nurin e vetë PD”tha Gjikondi.

Must Read