HomeRoze“Të pëlqen më shumë të ushqehesh apo të kërcesh?”, Albi Nako bullizon...

“Të pëlqen më shumë të ushqehesh apo të kërcesh?”, Albi Nako bullizon përsëri dhe jëtë herë një fëmijë

Albi Nakon jemi mësuar ta shohim si juri profesioniste në disa prej konkurseve televizive në kërcim.

Ai u kritikua ashpër nga publiku teksa viti që kaloi, bëri disa komente të papërshtatshme për një nga konkurrentët në një konkurs kërcimi.

Ai u shpreh negativisht për moshën që pjesë marrësja kishte, duke diskriminuar gjininë femërore kur shtoi se do ishte mirë që gruaja të hiqte dorë nga baleti dhe të shkonte të krijonte familje duke lindur fëmijë.

Opinioni dhe komentet e shumta që pasuan, rezultuan në nj sulm masiv ndaj artistit.

Kësaj herë në “Të ka mami yll”, një format ku fëmijë nga moshat 10-15 vjeç konkurrojnë përballë një jurie ku bën pjesë dhe Nako.

Ky i fundit ka ironizuar një prej vogëlusheve për shëndetin e tepërt duke bëtë komente bullizuese.

“Ty të pëlqen më shumë të ushqehesh apo të kërcesh?”- e pyeti Albi Nako vajzën. “Të kërcej”, përgjigjet vajza.

Por, Albi vijon sërish duke insistuar: “E sigurt?”

E më pas e pyet se cili nga djemtë krah saj e ka trupin më të bukur për balet. Në këtë moment ë sikletshëm për vajzën, u bë pjesë dhe anëtarja tjetër e jurisë Erisona rusi, e cila e vuri vajzën në një dilemë të vështirë duke e pyetur nëse do të ndalonte së ushqyeri për të kërcyer.

Disa javë më parë, Albi tha në një intervistë se kur ka qenë fëmijë e kanë bullizuar.

Por, si duket në vend që të reflektojë, duket se Albi tanimë po bullizon fëmijët.

Që në rastin e parë, (bullizimi dhe seksizmi ndaj konkurrentes 40-vjeçare), shumë persona kërkuan që Albi të lironte karrigen e anëtarit të jurisë.

Asokohe, Albi tregoi se e gjitha ishte me skenar në mënyrë që të bënin zhurmë mediatike.

Nuk e dimë nëse edhe në këtë rast ka qenë e gjitha me skenar, por hiqni dorë nga të tilla skenare që prekin jo vetëm personat e përfshirë në emision por të gjithë ata që i ndjekin.

Must Read

spot_img