HomeShendetsiTë rinjtë, probleme me zemrën/ Mjekët: Duhet të kontrollohen! Alkooli, stresi dhe...

Të rinjtë, probleme me zemrën/ Mjekët: Duhet të kontrollohen! Alkooli, stresi dhe ushqimi i keq i ka dëmtuar

Konsumi i drogave, alkooli, ushqimet jo të shëndetshme dhe stresi ka bërë që shumë të rinj të kenë kolesterol të lartë në gjak, sëmundje të hershme kardiake diabet dhe probleme të veshkave.

Mjekja kardiologe sugjeron që kontrolli bazë të nisë të bëhet që në adoleshencë pasi pllakat e arterisklerozes nisin të krijohen herët e më pas çojnë në infarkte.

Në Shqipëri po rritet frikshëm obeziteti tek fëmijët për shkak te produkteve te paketuara apo pijeve te gazuara qe konsumojnë.

Të dhënat më të fundit të Instat treguan se nëse nga covid kanë humbur jetën tre persona në ditë, nga problemet kardiake kanë humbur jetën 40 persona në ditë. /Top Channel

Must Read

spot_img